Ish-sulmuesi i PSG-së: Nuk e di nëse Al Khelaifi pëlqente më shumë gruan time se mua

Jesé Rodríguez, sulmues spanjoll që aktualisht luan për Johor në Malajzi, ka kujtuar disa momente nga karriera e tij gjatë një bisede me ‘youtuber’-in Moëlihaëk. Gjatë intervistës, ai foli edhe për vështirësitë që hasi te PSG, ku u transferua në vitin 2016.

“Më paguanin pak më pak se pesë milionë euro bruto. Kur pashë për herë të parë një milion në llogari, thashë: 'Uau, këtë për të shënuar gola?' Në ndeshjen e parë debutova me një asist për golin e fitores, por më pas qëndrova dy muaj jashtë për shkak të një problemi me apendicitit, dhe në dimër më thanë se duhej të largohesha,” rrëfeu ai, duke ndarë ndjenjat e tij në atë kohë.

“I thashë tranerit Emery që ndihesha i tradhtuar. Presidenti Nasser Al-Khelaifi as nuk dëshironte të më shihte. Nuk e di nëse i pëlqente më shumë gruaja ime sesa unë. Nuk më dhanë asnjë shpjegim. Mund të fitoje shumë para, por u trajtova shumë keq. Ndjeva sikur po përballesha me një njeri miliarder që i trajton lojtarët si dekorata,” theksoi ai.

Ish-sulmuesi i PSG-së: Nuk e di nëse Al Khelaifi pëlqente më