Vasil Ruci “skanon” futbollin shqiptar: Niveli s’ka ndryshuar, ekipet bien sikur janë fiqtë e dimrit, që bien përnjëherë
Nga Vlora, Vasil Ruci, legjenda e futbollit të Flamurtarit në një lidhje me skype në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” bëri një skanim të të gjitha ekipeve të kampionatit shqiptar, por dhe vetë futbollin shqiptar.
“Nuk mendoj se duhet bërë një analizim thjesht i derbit Tirana – Partizani, por pyetja që duhet të ngremë është a mund të krahasohen ekipet me atë çfarë ishin dy vite më parë.
Unë mendoj se nuk është një nivel më i mirë se 2, apo 3 vite më parë, por vazhdon të jetë i njëjti dhe nuk ka asnjë ndryshim për mirë.
T’i shikosh ekipet bien sikur janë fiqtë e dimrit, që bien përnjëherë dhe nuk ngrihen dot më.
Pra ne kërkojmë që niveli i ekipeve të ngrihet, forma dhe mënyra i takon përgjegjësve të kësaj situate”, theksoi ndër të tjera Vasil Bici
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

