Përurohet shtatorja e Skënderbeut, zv. kryetari i Kuvendit të Malit të Zi: E kemi pritur shumë këtë ditë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 18:55
Përmes një interviste në Ora News, Nikolla Camaj, Zv.Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi tha se edhe në Malin e Zi do të flitet shqip në kuvend për ditën e flamurit.
Camaj: Edhe në Malin e Zi do të flitet shqip në kuvend. Kam marrë urime nga shumë kolegë për ditën e flamurit. Në parlamentin e Malit të Zi flitet dhe komunikohet shqip pasi jemi 4 deputetë shqiptarë.
Malësorët e këtushëm e kanë pritur këtë moment për këtë shtatore. Përballë vendit ku është ngritur flamuri i parë shqiptarë pas vdekjes së Skënderbeut, tashmë është ngritur shtatorja e tij.