Kosova me fabrikë municionesh/ Isufi: Janë nisur procedurat për hapjen...
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari Venhar Isufi, për të folur për armatimin që do të ketë Kosova.
Zoti Kurti bëri me dije nënshkrimin e vendimit që ka të bëjë me nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së municioneve dhe ashtu sikundër laburatorëve të droneve. Çfarë do të thotë një lajm i tillë.
"Është një super lajm për Republikën e Kosovës. Pas një vendimi të cilin e ka marr qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrisë e Financave, Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes, ku të njëjtët kanë rënë dakord. Janë nisur procedurat për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve gjithashtu edhe për dizajnimin e pajisjeve luftarake", u shpreh Isufi.
