Kosova me armatim të vetin, Mulolli: Lajmi surprizë për të gjithë, mbetet për t'u parë funksionimi

I ftuar në studion e lajmeve "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte konsulenti politik, Fitim Mulolli, për të folur për zhvillimin e Kosovës përsa i përket sigurisë dhe ushtrisë, duke pasur parasysh nisjen e ushtrisë, ku kemi parë që armatimet po plotësohen.

"Ishte një befasi për të gjithë sepse nuk ishte përfolur më parë diçka e tillë. Pamë një njoftim në rrjetet sociale, ku Kryeministri Kurti së bashku me një grup ministrash informon për krijimin e një komision i cili do të merret me këto dy procedura. E para është procedurat për hapjen e fabrikës për prodhim të municionit, e dyta është për dizajnimin e fluturakeve papilot. Ka shumë çështje të pasqaruara sesi do të funksionojë, çfarë lloj ndërmarrje do të jetë", u shpreh Mulolli.