Zveçani me seancë solemne për Pavarësinë, Peci: Mbahet për herë të parë qysh nga Isa Boletini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 18:43
Përmes një interviste në Ora News, Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se është mbajtur për herë të parë një ceremoni në Zveçan për pavarësinë e vendit tonë.
Peci: Nga ora 9 e mëngjesit kemi mbajtur seancën e parë në komunën e Zveçanit. Ka qenë një ndjesë e veçantë sepse ka qenë hera e parë pas luftës ose edhe qysh nga Isa Boletini, që nuk festohej asnjë festë në Veri të Mitrovicës. Nuk ka pasur reagime nga serbët, vetëm pyetje. Edhe ata i lejojmë që të mbajnë festat e tyre, nuk ka pasur probleme.