Volejboll, Partizani për meshkuj e Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024

Federata Shqiptare e Volejbollit përmbylli Kupën Pavarësia 2024, për meshkuj dhe femra. Aktiviteti që u zhvillua në Tiranë solli një rivalitet të bukur sportiv mes skuadrave pjesëmarrëse. Për femra, fituese u shpall skuadra e Skënderajt, që mundi në finale Partizanin.

Për meshkuj, Kupën e rrëmbyen djemtë e Partizanit, që në finale mundën Skënderbeun. Në ceremoninë përmbyllëse i ftuar ishte Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli që vlerë maksimalisht organizimin e kësaj Kupe që është kthyer në traditë.

Federata Shqiptare e Volejbollit akordoi urdhëra mirënjohjeje për mbështetjen e zhvillimit të volejbollit, Daulina Osmani, Zv/Ministër për Sportin në Kosovë, Safije Sadiki Shabani, Zv/Ministër për Sportin në Maqedoninë e Veriut, si edhe Endrit Hoxha, Zv/Ministër për Sportin në Shqipëri.