Qendra multifunksionale për zhvillim rajonal/ Rama në Vlorë, inspekton punimet në kantier. Shoqërohet nga Dredha

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku përveçse nderimeve dhe ceremonisë së zhvilluar në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e pavarësisë, ka inspektuar edhe qendrën multifunksionale për zhvillim rajonal, që po ndërtohet në qytet.

Kreu i qeverisë inspektoi punimet, shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Sipas Ramës, kjo qendër do t’u shërbejë të rinjve, por edhe Vlorës në aspektin e turizmit.