Ndoka: Liria e Berishës tregoi që ishte një goditje politike, GJK më e politizuara në 30 vite
Deputeti Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se lirimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha tregoi se ndaj tij ishte një goditje politike.
Ndoka: Të them të drejtën edhe sistemi i drejtësisë është bërë me ana.
Është bërë i pabesueshëm.
E pret drejtësinë aty ku nuk e mendon.
Pra unë gjykoj se ne kemi gjykatën Kushtetuese më të politizuar që kemi pasur ndonjëherë në 30 vite.
Kjo ëshë një provë që ne realisht nuk e kemi një drejtësi të reformuar dhe nuk e kemi një drejtësi të pavarur.
Për fat të keq nuk ishte kjo gjykatë Kushtetuese, ishte një gjykatë tjetër paralele me të që e mori këtë vendim të tillë.
Por ishte detyrë funksionale e gjykatës Kushtetuese që të mbrojë Kushtetutën, por për fatin e keq gjykata Kushtetuese ka zgjedhur që të mbrojë pushtetin.
Ka zgjedhur që të mbrojë Ramën. Liria e Berishës tregoi që ishte një goditje politike.
Që ishte e urdhëruar për faktin se u shkelën të gjitha standartet.
