Diplomatja greke: Çështja ‘Beleri’ nuk është harruar! Shqipëria të respektojë të drejtat e njeriut
Në takimin me anëtarët e komisionit për perspektivat e zgjerimit të BE-së, znj. Alexandra Papadopoulou, Zv. Ministre për Punët e Jashtme e Republikës së Greqisë, theksoi se ‘çështja Beleri’ nuk është harruar.
Gjatë fjalës së saj, Papadopoulou u shpreh se Shqipëria duhet të të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo, pasi bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut, raporton media greke, Ski.
‘Çështja Beleri nuk është harruar. Ajo nuk është një çështje dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Është zemra e perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut.
Kjo është ajo që ne i themi Shqipërisë, se ajo duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo. Nëse ky kapitull është i mbyllur nuk mund ta kontrollosh dhe ta vësh nën presion’, u shpreh Papadopoulou.

