Berisha fitoi lirinë/ Trenova: Gjyqtarja ka dhënë një vendim në përputhje me Kodin e Procedurës Penale

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte ish-prokurori Gentian Trenova, i cili u shpreh se vendimi i dhënë sot nga gjyqtarja në lidhje me Sali Berishën, ishte një vendim korrekt në përputhje me kodin e procedurës penale.

"Për mendimin tim gjyqtarja sot ka dhënë një vendim korrekt dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Në fillim është caktuar një masë sigurimi detyrim për tu paraqitur. Nuk u zbatua kjo masë nga ana e zotit Berisha, gjykata e zëvëndësoi masën, nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi, pas këtij momenti ndodhi një procedurë që zoti Berisha vajti në prokurori, dha shpjegimet e veta në prani të avokatit, paraqiti provat e veta, bëri kundërshtimet e veta. Në ktë moment ra dhe shkaku pse duhet të ishte në arrest shtëpie, në atë moment që Berisha u paraqit në prokurori nuk kishte arsye më që të qëndronte në arrest shtëpie, po flas me argumentat e prokurorisë", u shpreh Trenova.