Berisha is free/ Bozdo: Drejtësia triumfoi! Ka qenë një proçes i montuar politikisht...
Berisha fitoi sot lirinë dhe menjëherë kërkoi krijimin e një qeverie teknike.
SPAK-u duket se po vlerëson dhe po vijon punën si një qeveri në hije duke goditur bandat që opozita ka akuzuar se ka ndihmuar në shitblerjen e votave.
Goditja e bandës së Suel Çelës përveçse një goditje e grupeve kriminale më të fuqishme në vend, mund të konsiderohet edhe goditje e shtabit elektoral të PS në qytetin e Elbasanit. Ky është grupi i 4 që goditet, pas atij të Shkodrës, Krujës dhe Durrësit, grupe që kanë mbledhur vota për llogari të PS në zgjedhjet e kaluara, e që në Maj të 2025 nga burgu, ndoshta do ta kenë të pamundur të kenë akses përsëri në votat e zgjedhjeve të ardhshme.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.
"Me siguri që komenti i duhur, komenti më me vënd, është që më në fund drejtësia triumfoi. Unë nuk besoj që në këtë situatë të kemi të bëjmë më me çështje thellësisht juridike, ose plotësisht juridike. Ky ka qenë një proçes i nisur i montuar politikisht, i vazhduar i montuar politikisht dhe një proçes që nis politikisht, pavarësisht se i serviret publikut nën petkun e një proçesi civil, juridik është një proçes që ishte i destinuar të mbaronte politikisht", u shpreh Bozdo.
