"Berisha u persekutua politikisht"/ Shehaj: Plarent Ndreca shkon në gjyq i lirë, nuk i dhanë as detyrim paraqitje
Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, dosja ndaj Sali Berishës është një persekutim i pastër politik.
Shehaj tha se, është i njëjti SPAK që ka quar sot në gjykim Plarent Ndrecën, të lirë, pa i dhënë as një masë sigurie, edhe pse është me prova që ka korrupsion me tendera.
‘I gjithë gjykimi për Sali Berishën është politik, është persekutim. Unë nuk jam juriste, por kam bërë hetime, sidomos në fushën ekonomike-financiare, që këta të SPAK i mbajnë mbrapa, nuk i shohin dot.
Plarent Ndresa kaloi për gjykim i lirë, nuk ju dha asnjë masë, as detyrim paraqitje. Plarent Ndreca vjedhje tenderash, Sali Berisha me Jamarbër Malltezin rrinë në shtëpi se kanë marrë pronën e vet. Nuk ka një faturë.
Korrupsioni i Berishës pra ishte, fatura e spitalit që ka paguar Argita. Po më fal, nëse nuk do ishte marrë ajo toka, Argita prap do ta çonte në spital.
Është e turpshme, kjo është e gjitha politike dhe ti ke Frida Krifcën me barinjtë atje, që shkon e hedh valle. Ke ministra të tjerë që janë kapur në flagrancë.
Do të kuptosh drejtësinë Sonila.
Po të lexoj një pasazh se çfarë thotë vendimi i Suel Çelës, e thotë SPAK e ka në dosje.
‘Ne orën 21.59 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah të cilën e bën me dije për konsideratën e veçantë që ka Marjus Lulaj, vetë Klausi dhe lidhjet e tyre për Pajtime Fetah.
Klaus Matishi: Ti di cdo gie tonen ti kam then te rezultonna nji ta ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota. Ben Vrioni fiton kafe, Landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dore kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva… Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han ....’
Ka një dosje tjetër SPAK, që e ka bllokuar me vendim gjykate që të mos publikohet, ku aty shoku Taulant është edhe më shumë. Janë prokurorët e vet aty, e janë të lirë.
Kurse Sali Berisha, u desh të bëhej gjithë kjo pirueta’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.


