VIDEO/ Lewandowski kalon në epërsi Barcelonën, tundet rrjeta në 5 ndeshje

Kanë nisur 7 sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampioneve. Barcelona ka marrë avantazhin ndaj Brest me autor të golit të zakonshmit Robert Lewandwskin.

Sulmuesi polak realizoi me anë të një 11-metërshi në minutën e 10-të.

GOLI I LEWANDOWSKIT – VIDEO

Arsenali po i imponohet Sportingut të Lisbonës në fushën e këtyre të fundit teksa kryesojnë 0-2. Dy golat për “Topçinjtë” u realizuan nga Martinelly dhe Kai Havertz përkatësisht në miuntat 7′ dhe 22′.

Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen kryeson 2-0 ndaj Salzburg me golat e Wirtz (Penallti 8′) dhe Grimaldos 11′. GOLAT E LEVERKUSEN – VIDEO

Nga ana tjetër Young Boys dhe Atalanta po barazojnë 1-1. Fillimisht shënuan bergamezët me anë të Mateo Reteguit në miuntën e 9-të , ndërsa vendasit barazuan vetëm 2 minuta më pas.

Interi kryeson ndaj Leipzig falë një autogoli të Castello Lukebas në minutën e 28-të.