FOTO/ McGregor pranon pjesërisht ‘fajin’: S’duhet t’ia kisha bërë këtë gruas sime!

Conor McGregor ka folur pas vendimit të një gjykate civile në Dublin, e cila e dënoi me 248 mijë euro gjobë për dëmet ndaj Nikita Laimhin, një grua që e kishte akuzuar për përdhunim në vitin 2018.

‘Luftëtari’ u shpall fajtor për akuzat e ngritura kundër tij javën e kaluar dhe njoftoi se do ta apelojë vendimin, duke këmbëngulur se marrëdhënia jashtëmartesore me këtë grua ishte me pëlqim. Ai pranon se ka gabuar në një tjetër aspekt.

"Njerëzit duan të më dëgjojnë, por më duhej kohë. E di që kam bërë gabime. Para gjashtë vitesh, nuk duhet të kisha reaguar ndaj joshjeve të saj. Duhej t’i kisha dhënë fund ‘festës’. Nuk duhej kurrë t’i kisha kthyer shpinën bashkëshortes sime që e dua më shumë në këtë botë. Faji është krejtësisht imi," shkroi ai në rrjetet sociale.

"Edhe pse jam penduar për sjelljen time, gjithçka që ndodhi atë natë ishte me pëlqim dhe të gjitha dëshmitarët që ishin të pranishëm e konfirmuan këtë. U kam kërkuar avokatëve të mi ta apelojnë vendimin," deklaroi ai.

FOTO/ McGregor pranon pjesërisht ‘fajin’: S’duhet

"Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën dhe do të vazhdoj përpara. Jam shumë mirënjohës për familjen, miqtë dhe mbështetësit nga e gjithë bota që më qëndruan pranë. Gjithçka ka përfunduar. Do të kthehem në palestër - lufta më pret!" përfundoi irlandezi. McGregor nuk ka ‘luftuar’ për tri vite në ring.