VIDEO/ Tensione në protestë, protestuesit i bie të fikët, PD akuzon policinë se po dh*non njerëzit pa arsye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 17:12
Protesta e opozitës ka nisur me përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Ishin fillimisht, deputetët e Partisë Demokratike dhe disa mbështetës të PD që u konfrontuan me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë të cilët kërkojnë lirimin e rrugës për mjetet.
Ndërkaq nga konfrontimi një protestues nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët para mburojave të policisë.
deputetet po akuzojne policine se po i pengon ata te ushtrojne te drejten e tyre te tubimit, edhe pse i kishin lajmeruar prej ditesh.
NDIQNI TË GJITHA ZHVILLIMET NGA PROTESTA E OPOZITËS NË TIRANË
