VIDEO-LIVE/ Opozita zbret në shesh, “paralizohet” Tirana, policia e shpërndarë në disa institucione

Opozita do të mbajë protestën e radhës pasditen e sotme, teksa duket se policia ka ‘blinduar’ kryeqytetin.

1 orë para protestës, policia ka nxjerrë në terren artilerinë e rëndë kundër tubuesve. Siç shihet nga pamjet, disa ujëhedhsa janë nisur stacionuar pranë “Zogut të Zi”.

Protesta do të zgjasë 3 orë, ndërsa në shkresën që PD ka njoftuar Policinë e Shtetit, thuhet se protesta nis në orën 17:00 dhe përfundon në orën 20:00.

Raportohet se është kërkuar që mbështetësit e PD-së të vendosen në pika të caktuara, duke bllokuar segmentet rrugore në të gjitha kahet e lëvizjes fizikisht, ndersa nuk ka asnjë skenar, të paktën deri tani, që rrugët të bllokohen me automjetet e mbështetësve të opozitës.

Tashmë janë ndarë detyrat për secilin prej deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së, ndersa nuk janë paralajmëruar akte dhune, por në situata të caktuara do të varet edhe nga mënyra se si do të sillet Policia e Shtetit.

Më poshtë ndarja e deputetëve sipas nyjeve rrugure në Tiranë dhe pikat ku do te protestohet

VIDEO-LIVE/ Opozita zbret në shesh, “paralizohet” Tirana,

1                     BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputete: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2                     RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamez, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3                     RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

4                     Sheshi Willson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

5                     Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

MASAT E POLICISË

Policia e Shtetit ka marrë masa në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Masat janë marrë 1 orë përpara nisjes zyrtare të protestës. Në të gjitha pikat ku do të mblidhen mbështetës të opozitës do të jenë të dislokuar forcat e rendit, të Shqiponjave, të FNSH dhe policisë rrugore.

për protestën janë në terren rreth 1 mijë punonjës policie. Policia e Shtetit ka njoftuar se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale.

Edhe në protestën e fundit kur pati bllokime rrugësh, një ditë më pas pati procedime penale për protestues dhe deputetë, që ishin të angazhuar në bllokimet e rrugëve

Kohët e fundit janë shënuar disa ngjarje kriminale me disa të vrarë, policia duket se po tregon ‘dhëmbët’ kundër qytetarëve të thjeshtë, të cilët do të jenë sot në protestën e opozitës dhe jo kundër krimit që po lë kufomat rrugëve të vendit.

NDIQNI TË GJITHA ZHVILLIMET LIVE NGA PROTESTA E OPOZITËS NË TIRANË