Rikthehet Champions League/ Spikat Bayern Munich-PSG, Milan e Barcelona ndeshje të lehta në letër

Elita e futbollit në Evropë, Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e pestë të formatit të ri, ku 36 ekipet renditen në një grup të vetëm.

Në program për sot janë nëntë ndeshje, ku disa nga big-ët e Evropës zbresin në fushë.

Duke nisur nga ora 18:45 Milani luan në udhëtim kundër Slovan Bratislavës në Sllovaki.

Në Pragë, Sparta e shqiptarëve pret Atletico Madridin.

Ndërkohë që në 21:00 spikat Bayern Munich - PSG.

Barcelona pret Brestin, Inter përballet në shtëpi me Leipzig, ndërsa Arsenal në Lisbonë kundër Sporting.

Manchester City luan me Feyenoord, teksa Leverkusen dhe Salzburg do duelojnë së bashku. 

Atalanta ka një detyrë jo të lehtë në Zvicër. 

Pas katër ndeshjeve të para është Liverpool që prin me 12 pikë të plotë, ndjekur nga Sporting, Monaco, Brest dhe Inter.

Champions League, raundi 5:

E martë, 26 nëntor 2024

18:45

Slovan Bratislava - Milan

Sparta e Pragës - Atl. Madrid

21:00

Barcelona - Brest

Bayer Leverkusen - Salzburg

Bayern Munich - PSG

Inter - RB Leipzig

Manchester City - Feyenoord

Sporting Lisbone - Arsenal

Young Boys - Atalanta