FOTO+VIDEO/ Historia “Ora Sport” vijon me imazhe dhe koncept të ri
Historia “Ora Sport” vijon me imazhe dhe koncept të ri
Siklajda Shorja dhe Klodi Karaj, krahas edicioneve informative tashmë do të jenë me teleshikuesit e Ora Neës në këtë format të ri.
Çdo të dielë në orën 21:00, për gjithçka që ndodh në botën e sportit.

Nikolin Çoçlli, Roland Çelmeta, Skerdilaid Sulozeqi, Kadri Birja, Anila Zyberaj, Kesli Shani, për rreth 120 minuta diskutuan për zhvillimet më të fundit për ecurinë e kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve e jo vetëm.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata iu bashkua diskutimit për një analizë.
Debatet mes të ftuarve nuk munguan, teksa tonet u ngritën mes gazetarit Sulozeqi dhe menaxherit të futbollit Çelmeta.
Spektakli dhe surprizat do të vijojnë të shoqërojnë emisionin Ora Sport edhe përgjatë puntatave në vazhdim.

