Ronaldo vazhdon të mahnisë tifozët e Al Nasr, realizon dopietë në Champions-in aziatik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 20:31
Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë me Al Nasr. Sulmuesi portugez gjeti dy herë rrjetën kundër Al Garafa, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-3.
Ishte Ronaldo që zhbllokoi sfidën në minutën e 46-të. Më pas shënoi dhe golin e sigurisë, kur luhej minuta e 64-të. Ky takim ndërkohë ishte i vlefshëm për Champions-in aziatik ku skuadra arabe e Al Nasr merr pjesë.