Rrahmani: Nuk na kap më ankthi, herët për ta përmendur fjalën ‘Schudetto’

Pas fitores me rezultat të ngushtë kundër Romës, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur në mikrofonat e Kiss Kiss Napoli, duke theksuar gjithashtu harmoninë e madhe me shokun e tij të repartit, Buongiorno:

"Kemi fituar disa ndeshje kështu, 1-0, me durim. Vitin e kaluar kur ishim 0-0 na vinte pak ankthi, ndërsa tani presim momentin e duhur për të shënuar, gjithmonë mendojmë se një moment do të vijë dhe do të shënohet.

Shpresojmë të fitojmë gjithmonë kështu."

Është rritur Napoli në fazën mbrojtëse?

Kur mbron e gjithë skuadra, është shumë më e lehtë për ne mbrojtësit, çelësi është të mbrojmë dhe të sulmojmë të gjithë së bashku, kjo e bën gjithçka më të thjeshtë.

Edhe ai është përshtatur mirë në këtë skuadër. Jemi të lidhur mirë mes nesh, shpresojmë të vazhdojmë kështu.

A mund të themi që Napoli po lufton për “Scudetto”?

Për momentin nuk e themi, sepse ka shumë skuadra që janë me pak pikë larg njëra-tjetrës. Duhet të gjejmë vazhdimësi, të fitojmë dhe të grumbullojmë ende pikë.