Kompany shijon momentin: Në kampionat po shkojmë mirë, duhet i njëjti ritëm edhe në Champions

Bayern Munich vijon të dominojë renditjen në Bundesligë, në një kampionat ku nuk njeh rivalë, shkëputur 6 pikë nga ndjekësi më i afërt.

Trajneri Vincent Kompany po shijon momentin, ndërkohë që përgatitet edhe për ndeshjen e radhës në Champions League.

Kompany vlerëson lojtarët e tij: “Kur fiton 3-0 është normale që duhet të vlerësohen edhe pse e dimë që nuk është e lehtë.

Në këtë ndeshje patëm 33 goditje në portë, por qëndruam të durueshëm deri sa gjetëm golat”.

Për dy penalltitë e fituara dhe të ekzekutuara saktë nga Harry Kane: “Kur luan kaq shpesh në zonën e penalltisë kundërshtare, ashtu sikurse bëjmë ne, është normale që herët a vonë të jepet një penallti.

Gjithsesi, unë kurrë nuk jam i kënaqur sepse dua që gjithmonë të përmirësohemi.

E di se sa ishte fitorja, është e rëndësishme dhe e vlerësoj shumë, duke menduar edhe për sfidën e radhës në Champions ndaj PSG”, tha Kompany.