Berisha me kryetarët e degëve të Tiranës: Buxheti 8.2 miliardë euro, i gjithi taksa të shqiptarëve, ka shpërndarjen më çnjerëzore
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, drejtuesve të PD, drejtuesve të degëve të PD, dhe të gjithë strukturave të partisë, anëtarëve, simpantizantëve tanë në Tiranë por edhe në mabrë Shqipërinë.
Takohemi sonte në prag të një mosbindje civile të madhe të thirrur për ditën e martë, në ora 5, në të cilën Tirana duhet të jetë në duart e qytetarëve.
Të dashur miq!
PD u përball me një kalvar të cilin ndofta nuk e ka përjetuar ndonjë forcë tjetër politike, por ajo u përball me dinjitet dhe me sukses. U përball me diktaturë dhe përballet me një diktaturë, duke dëshmuar para së gjithash se ajo është një forcë politike e pamposhtur.
Sot, ndonëse diktatura përdor çdo mjet dhe si i mbyturi kapet edhe në fijen e barit, përpiqet të zgjasë me çdo kusht jetën e saj, ajo ka përballë një forcë politike me një forcë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ka përballë një forcë politike, e cila kaloi rubikonin.
Po të kemi parasysh se grushti i shtetit që u bë kundër opozitës shqiptare nga mafia Edi Rama- George Soros, kishte parashikuar shndërrimin e asj në një fasadë të qeverisë, dhe kur dështoi mobilizoi të gjithë forcën për izolimin e saj.
Në akte të cilat të rikujtojnë romanet e George Orëell, apo të Franz Kafkës, por fatmirësisht kjo mafie mori një përgjigje ekzemplare nga qytetarët e SHBA më datën 5 nëntor.
Kjo mafie me inspiracion marksist- leninist në SHBA, krejtësisht mafiozë në Shqipëri përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por e vërteta, është një rrezik madhor për SHBA dhe vende tjera të lira.
Një lëvizje që frymëzonte, predikonte transformimin e identitetit nejrëzor, një agresion ndaj identitetit njerëzor, ndaj familjes dhe vlerave të saj, ishte frymëzimi më ekstremist i majtë.
Ekstremizmi i majtë, apo marksizmi- leninizmi krijoi ëoke-izmin dhe cancel culture, të cilat ne i kemi njohur në kulmet më të zeza të diktaturës komuniste. Në kohërat kur arkivoheshin jo veprat e letërsisë perëndimore në frymën e Cancel Culture, por dhe në frymën e rilindasve tanë.
Nuk po ndalem më tej në këtë histori, por nuk ka dyshim se për një forcë politike që ka në programin e vet themelor, vlerat universale të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të familjes, patriotizmin.
Goditja me votë e këtyre rrymave është e një rëndësie shumë të madhe.
Por ne rikthehemi përsëri në Shqipëri.
Sot, narkodiktatura çdo ditë vazhdon nxjerr fytyrën e vet gjithnjë e më të shëmtuar. Vazhdon me akte gjithnjë e më kriminale.
Nuk di të tërhiqet. Unë u them ju se, buxheti 8.2 miliardë euro, e gjitha mund dhe djersë e shqiptarëve, taksa të shqiptarëve që paguajnë dhe në çdo gotë ujë që pi, ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni.
Shpërndarje të atillë që, vetëm njerëz të verbuar dhe të degraduar nga vjedhjet nuk pyesin për asgjë, mund të ja lejojnë vetes ta bëjnë.
Për të shtrënguar, për të mbijetuar u bë ndryshimi i radhës dhe u vendosën elementët më të inkriminuar të Shqipërisë në drejtim të policisë së qarqeve, se ky është një shtet policor i tërë.
Drejtësia e George Soros-it nxjerr çdo ditë në pah shëmtinë e saj. Gjykatës dhe prokurorë vagabondë imoralë shkruajnë në tavolinat e tyre librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Dhe kjo do vazhdojë gjersa ne t’i japim përgjigjen e merituar dhe përfundimtare këtij regjimi.
Të dashur miq, më sipër ju thashë se ne kaluam rubikonin. Mos harroni se në një padrejtësi që do regjistrohet në memorien e kohërave, u bë gjithçka që të izolohej PD.
Nuk janë të largëta ditët apo javët kur telefonatat nga Uashingtoni dhe përfaqësitë e tij kërcënoni individë që të mos takoni këtë ose atë eksponent të PD.
Absurdi pra, nuk kishte kufij. Por e vërteta është, se sot, ju që jeni mbledhur aty dhe demokratët kudo që janë, të cilët besonin në mënyrë të palëkundur tek vlerat universale janë njerëzit më të mbështetur se kurrë ndonjëherë.
Narkoregjimet e Tiranës i dhanë ndëshkimin e tyre me rezoluta si kurrë në historinë e vendit, përveçse ën kohërat e zeza të Enver Hoxhës, organizatat më të fuqishme të partive politike të spektrit tonë.
Cilido që lexon rezolutat ato janë rezoluta që nuk ekzistojnë për asnjë vend tjetër. Shqipërinë e damkosi si narkoshtet, si shtet të burgjeve politike, si shtet në të cilin shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët.
Si shtet që nuk zhvillon zgjedhje të lira, si shtet në të cilin Kushtetuta dhe ligjet nuk respektohen, dhe drejtësia është shndërruar në një armë politike.
Këto rezoluta hedhin poshtë me përçmim degradimin e sistemit të drejtësisë të degraduar nga reforma Soros.
Pra, miqtë e mi, ne kemi mbrotjur kauzë të drejtë. Ne kemi mbrojtur parime të drejta. Kemi mbrojtur të vërteta. Për të gjitha këto, çdonjërin prej nesh, sigurisht e frymëzojnë. Çdonjërin prej nesh e bën më të fuqishëm, sepse e kupton që në këtë betejë ai ka një mbështetje që kurrë nuk e ka patur ndonjëherë.
Janë 109 parti të Internacionales Demokrate të Qendrës, janë 83 parti nga 42 vende të kontinetit europian me rezolutën e dytë.
Shqipëria kurrë, kurrë në opinionin ndërkombëtar nuk është më ajo që ishte, e mbuluar nga propaganda mafioze e Edi Ramës dhe mbështetësve të tij në korrupsionin transnacional.
Të dashur miq, në qoftë se të gjitha këto janë arritje, të gjitha këto janë për secilin prej nesh detyrime shumë të mëdha, sepse ato forca politike të Europës dhe të botës që votuan ato dokumente në besim të plotë dhe mbështetjen më të madhe për ne, dhe dënimin më të madh për regjimin e Tiranës, na përket ne që të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe jetën këtij regjimi.
Mos harroni vetëm një moment, ne kemi një kryeministër de facto të ngordhur dhe të pakallur, më falni për shprehjen.
E them këtë, sepse gjysma e tij, McGonigal është i denuar nga drejtësia e SHBA-ve 28 muaj, sepse ka marrë para nga krimineli, Edi Rama.
Kurse Edi Rama vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ka vend në botë që do të pranonte një kryeminsitër të tillë, ta dimë këtë gjë, t’ia themi njëri-tjetrit, t’ua themi mbështetësve tanë, t’ua themi demokratëve, t’ua themi shqiptarëve.


