Fonseca reagon pas barazimit të Milanit me Juventusin: I kuptoj vërshëllimat e tifozëve
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka folur për DAZN pas barazimit pa gola kundër Juventusit.
Çfarë provuar pas fërshëllimave në fundin e ndeshjes?
Kur nuk fiton pas një ndeshje të tillë, ndoshta edhe unë do të bëja si tifozët. I kuptoj shumë mirë tifozët.
Dukej sikur skuadra nuk kishte energjinë e zakonshme: pse ndodhi?
Ishte një ndeshje shumë taktike. Skuadra pati më shumë respekt se duhet për Juventusin dhe Juventusi për ne.
E dimë se Juventusi mbrohet shumë mirë, nuk është e lehtë të kesh raste kundër tyre dhe ato pak që kemi pasur nuk i kemi shfrytëzuar mirë.
Mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm, kemi gabuar në pasimet e fundit dhe nuk kemi rrezikuar në asnjë moment.
Nuk është e lehtë kundër Juventusit, por duhet të bëjmë më mirë në metrat e fundit.
Për të tjerët mund të jetë e vështirë, por unë kam akoma besim. Ka akoma shumë ndeshje për të luajtur dhe skuadrat e tjera mund të humbasin pikë.
