Mustafa: Serbia shtet albanofob, shqiptarët e Luginës së Preshevës në papunësi të madhe

Përmes një interviste në Ora News, Ragmi Mustafa kreu i PDSH-së në Presheve tha se BE e ka kuptuar se shqiptarët në Preshevë i bëhet një e padrejtë që nuk u ndodh të tjerëve që ndodhet në Serbi.

Ragmi: BE e ka kuptuar se shqiptarët në Preshevë i bëhet një e padrejtë që nuk u ndodh të tjerëve që ndodhet në Serbi. Kemi fondet evropiane që mundohen të ndihmojnë komunat më të pazhvilluara si ajo e Preshevës ku ka një papunësi shumë të madhe.

Kemi bërë dy vizita në BE si delegacion shqiptar i Luginës së Preshevës duke u shpjeguar situatën tonë dhe pasivizmin e adresave tona, duke na bërë të padukshëm edhe pse jemi të gjallë. Serbia është një shtet albanofob.