Të shtëna me armë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë.

Mësohet se nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” të kryeqytetit. 

Gjithashtu të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare,.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.