Policia në Prizren ndalon Lamborghinin, drejtohej nga 11 vjeçari

Policia e Kosovës ka sekuestruar një mjet luksoz Lamborghini në Prizren, në drejtim të të cilit ndodhej një i mitur 11 vjeç.

Blutë e Prizrenit informojnë se makina u ndalua pranë fshatit Zhur, teksa babai i fëmijës që drejtonte Lamborghinin ishte në sediljen e pasagjerit.

Makina nuk kishte targa dhe asnjë dokument pronësie, gjë që detyroi auturitetet ta sekuestronin, teksa për babanë e 11 vjeçarit u vendos dhe një gjobë e majme.