''Kemi gënjyer shqiptarët për 23 vjet'', Selmani: Gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV

Analisti, Naser Selmani në një intervistë në Ora News u shpreh se ata që thonë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, gënjejnë.

Selmani: Mendoj se mbledhja e dy qeverive është shumë e rëndësishme sepse ndikimi serb këtu është shumë i theksuar dhe çdo përpjekje që Kosova të ndërtojë raporte normale me Maqedoninë e Veriut përdoren metoda të ndryshme për ta penguar këtë.

Thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është thelbësore jo vetëm për këto dy vende por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kemi gënjyer shqiptarët për 23 vjet duke thënë se gjuha shqipe është zyrtare.

Unë gjithkund ku kam pasur mundësi të shprehem kam thënë që nuk është zyrtare në nivelin e gjuhës maqedonase dhe është një zyrtarizim i gjymtuar.

Ata që thonë që gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni gënjejnë.