"Shqipja" dhe politika/ Veliu: Ftohje mes Shqipërisë dhe Kosovës, takim me Maqedoninë e Veriut
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 18:44
I ftuar në studion e lajmeve më "Ora News", ishte njohësi i çështjeve rajonale, Lulëzim Veliu, për të folur për zhvillimet e reja në Kosovë, duke u referuar tek takimi mes Kurtit dhe Misckovcki.
"Çdo takim në mes të qeverive janë të mira, të mirësepritura dhe të mirëseardhura, mirëpo në momentin aktual ku gjendet Kosova dhe Maqedonia, po bëhet fjalë për dy vendet që janë më të izoluarat në Ballkanin Perëndimor edhe pse Maqedonia ka bërë hapa të dukshëm drejt BE-së, është momenti kur të gjitha janë ndaluar pas ardhjes së qeverisë së re. Tani Maqaedonia është dhe e ndarë nga Shqipëria. Ftohje mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe takim me Maqedoninë e Veriut", u shpreh Veliu.
