Arsenali në kërkim të një sulmuesi, zbulohet objektivi i londinezëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 07:58
Arsenali dëshiron të nënshkruajë me një sulmues. Sipas asaj që ka shkruan TEAMtalk, trajneri Arteta i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit që të blejnë një sulmues të ri, për të konkurruar kështu me Manchester Cityn në garën për titullin e Premier League.
Objektivi kryesor i Topçinjve është Alexander Isak, sulmuesi suedez i Newcastle. Arteta e sheh Isak si një rival të mundshëm për Erling Haaland në garën për golashënues dhe beson se profili i tij përshtatet në mënyrë të përkryer me ambiciet e klubit.
