Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe/ Rama: Tek të rinjtë, shoh ende shpresë që shqipja t’i mbijetojë barbarisë së kohës
Kryeministri Edi Rama thotë se tek të rinjtë, sheh ende shpresë që gjuha shqipe mund t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekullit, e cila kërcënon gjuhët në tërësi.
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, Rama u shpreh se shumë shpejt, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian.
Rama: Ky është një falenderim që lidhet me një ndjesi befasie që unë personalisht përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që duke parë nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë, aq më tepër ku jetojnë, si rezultat i rrjeteve sociale, ju them sinqerisht se mendova se ka ende shpresë, që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtj shekulli e cila kërcënon gjuhët në tërësi dhe vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi. Sa i takon emrin shqip, shqiptar, Shqypni, ky emër shkuran Çabej shihet me dyshim. E megjithatë, ne nuk kemi munguar asnjëherë që të kontestojmë deri në Çabejin e madh, në kërkim të nxjerrjes së të shkuarës, të një lavdie që do mjaftonte ta kërkonim dhe ta mbanim fort te e vërteta, dhe jo te fantazitë e delirët e së sotmes. Sot, ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës Shqipe, është përmbajtësor për disa arsye të rëndësishme, në përvjetorin e 160 të miratimit të alfabetit të gjuhës shqipe, lidhet edhe me një moment, kur shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë, një përkatësi e të gjithëve ne.
Një përkatësi e jona, që nuk e heq dot dhe nuk na vjen kërcënimi vetëm nga vetvetja, lidhur me këtë, por shumë shpejt do të jetë gjuhë zyrtare në BE. Shqipja me siguri,d o të rreshtohet nër më të rrallat dhe të veçantat në BE. Ky Kuvend vjen edhe si një produkt si samiti i tretë i diasporës, ku shqipja ishte një nga temat kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku me gjithë atë komunitet në disa përfundime dhe morëm disa vendime. Në zinxhirin e historisë sonë, ka pasur disa besëlidhje. Pjesë e zinxhirit të besëlidhje eështë edhe dita e Kongresit të Manastirit, ku një grup shqiptarësh patën vizionin, guixmin dhe patën vullneitn t’u japin shiqptarëve, atëherë dhe përgjithmonë, alfabetin e tyre, në kushtet kur nuk ishte aspak e lehtë. Dhe sikur at Gjergj Fishta, tha, o burra, uluni në shesh të zgjedhim një komision, çka të bëjmë sot për të mirën e shqiptarëve nesër.
