"Kryeministri po i gënjen pensionistët për Vitin e Ri", Maliqi: Rama, peng i bunkerit të krimit

Nga "Rruga e Shpresës", në tubimin qytetar, sekretari Politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi tha se Edi Rama po tenton ti blejë shqiptarët, sepse ka frikë.

Sipas Maliqit, Edi Rama është peng i bunkerit të krimit.

"Kur i pyet fëmijët, ca do bëheni, të thonë do bëhemi bandit, narkotrafikant. Cna duhet të bëhemi doktor, mësues, gazetar, pasi se përballojmë dot as 15 ditshin e muajit me rrogën mujore.

Ndërkohë, banditët me C klas, oligarkët, miqtë e tu  që të kanë rrethuar, i ke bërë miliarder, me incenerator e tendera korruptiv.

Ky që bleu opozitar do ketë një fund të merituar, ky me Spakun e partisë, me Dumanët, kujton se do marri peng opozitën dhe shqiptarët.

Rama është në panik, po i gënjen pensionistë me 100 mijë lekë për vit të ri, gënjeshtra dhe mashtrime për ti blerë sepse ka frikë, është peng i bunkerit të krimit", deklaroi Lefter Maliqi.