Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i parandalueshëm! Shkollat janë nën kontrollin e krimit
Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke akuzuar mungesën e veprimeve të shtetit. Ky akt, tha Berisha, që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm.
"Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm", theksoi Berisha gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
FJALA E BERISHËS
Mirëmbrëma, përshëndetjet më miqësore dhe mirënjohet më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë dhe misionare të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, të kauzës së drejtë të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të lirisë, dinjitetit njerëzor, interesit kombëtar të shqiptarëve.
Të dashur miq!
Një përshëndetje të përzemërt dua ti përcjell oratorëve të kësaj platforme që çdo natë përcjellin nga kjo tribunë të vërtetat që censuron regjimi i krimi, drogës e vjedhjes së shqiptarëve.
Përshëndes përzemërsisht krytarin e Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji për qëndresën e tyre të pamposhtur në qelitë e burgjeve të narkodiktaturës.
Si dhe çdo opozitare e opozitar që është subjekt i dhunës, presioneve, terrorizimit të këtij regjimi.
Përshëndes banorët e Suk-1, kryetarin e grup seksionit që në një akt hakmarrje primitive Lubi Balluku me narkokomisarin Hitaj i rrafshuan shtëpinë pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim, njëlloj sikur të ishin pushtues të egër dhe pa i paraqitur asnjë vendim.
Të dashur miq! Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën.
Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi.
Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij.
Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm.
Si ke gojë ti të flasësh para shqiptarëve kur një 14-vjeçar theret në sy të të gjithë shoqërisë. Madje nxirret dhe nga mësimi sepse i ndjeri Martin, atë ditë kishte 7 orë mësime. Pra a mund të na thuash pak, si mund të flasësh ti në atë mënyrë.
Flet se ti je në anën e krimit. Ti akuzon opozitën se në parlament flitka. Por çfarë flet ti në parlament, ti nuk je i denjë as për halenë me të keqe, më falni për shprehjen, me atë gjuhë shkon ti në parlament.
Po kush ka gjuhën tënde në parlament mor, dhe e paska fajin opozita, e paskan fajin mediat dhe Tik Toku. Po ka faj më kryesor se ai që ua ka dorëzuar të fortëve vendin, vetëm e vetëm për vota dhe pasurimin e tij.
A ka faj më të madh se ai që ka zhytur shkollat në lumej droge dhe prindërit zemërngrirë dërgojnë fëmijët e tyre, duke i porositur çdo mëngjes; kujdes se po të ofron kush ndonjë çamçakiz të helmuar, apo ndonjë kapsulë, tablet.
Dhe bën fjalë ti për siguri të lartë në shkolla me ata banditë të tu. Me ata banditë që fryhen dhe majmen çdo ditë nga krimi.
Ndaj dhe rri aty ku je, në Surrel.
Shqiptarët janë të revoltuar me ty, të zemëruar me ty. Shkollat janë jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë nën kontrollin e krimit.
Sot Edi Rama në një dalje para mediave shpërndau vrer kundër opozitës, kundër gazetarëve dhe mediave, kundër rrejteve sociale dhe nuk gjeti përgjegjësinë më të vogël në narkoshtetin e tij.
Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës. Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit.
Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat.
Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se, kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty.
A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat.
Atëherë ku ke fytyrë të dalësh ti mor, të akuzosh opozitën në parlament, të akuzosh mediat, por a e din ti mor, a e di apo jo që mediat shkuan tek rrahjet e fundit të Martin Canit, para se të shkonte policia jote e krimit.
A e di ti se ato kamera, ato media ishin aty para se të shkonte shërbimi i ambulancës i yti.
Çke ti me mediat, ti meriton çdo epitet, por unë nuk e prish gojën sonte sepse po flas për shpirtin e një engjëlli që nuk është më.
Edi Rama, po si mund të flasësh ti për shkollë dhe për nxënës, kur i ke vërshuar shkollat dhe nxënësit me drogë.
Kush e mbolli Shqipërinë e anë e kënd kanabis. Por kujt ja thua ti, ti je mitra e krimit.
Edi Rama kur fle me krimin, zgjohesh me vrasjen. Po, po. Ti çdo natë, ti fle me krimin, ndaj dhe zgjohesh me vrasjet.
Të dashur miq!
Protesta qytetare është akti më i ligjshëm për shpirtin e Martinit dhe çdo rast tjetër ndaj dhe ti shprehim edhe njëherë ngushëllime familjes së Martin Canit, ekipit të tij, shoqeve, shokëve, të afërmeve, nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’ për këtë akt që ka tronditur vendin, çdo të madh e të vogël në Shqipëri, por jo qeverinë, ministret.
Edi Rama çfarë mund të ju thuash ti shqiptarëve? Çfarë mund të ju thuash ti, por ju jeni njësoj. Por soj si ju nuk ka parë toka.
Kur një deputet kërkon të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret tua jo që nuk lëvizën vendit, por vazhdonin gjysëm në ekstazë, llap a llap me njëra-tjetrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se atyre dhe ty bashkë me to, nuk ua ndjen për asgjë, përveç se për para që vjedhin e vjedhin çdo ditë shqiptarëve.
Turpi ju mbuloftë kudo që jeni. Rracë e shpifur, rracë e shpifur.



