PAMJET/ "21 Janari", ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri është paraqitur ditën e sotme  në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa pritet zbardhja e motivit nga vetë ish-ligjvënësi i PDIU-së.

Ndërkaq, mendohet se thirrja e tij nga prokurorët e posaçëm lidhet me hetimet që po zhvillohen për dosjen e demonstratës së dhunshme të 21 janarit 2011, që u thirr nga opozita e atëhershme e kryesuar nga Partia Socialiste.