FOTO/ Digjet makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 17:22
Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Mjeti në pronësi të Adriatik Çalës u përfshi nga flakët sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.
Gjithashtu brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime. Ndërkohë zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshimet praprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.
