Në shkollë të armatosur, ç’brez po rritet? Softa: Përgjegjësia në radhë të parë shkon tek familja, e më pas te shkolla

Për ekspertin e Sigurisë, Fatjon Softa, vrasja e një 14-vjeçari ditë e djeshme nga bashkëmoshatari i tij, i së njëjtës shkollë dhe i të njëjtit brez është një ngjarje tejet e e rëndë.

Dhe fajtor pikësëpari Softa bën familjen shqiptare e cila duket se ka humbur kontrollin ndaj fëmijëve të tyre.

Së dyti, Softa rendit si shkaktar shkollën dhe nivelin e sigurisë në sistemin arsimor.

“Ngjarja ka lindur për një motiv banal, ku dikush thoshte që ka ndodhur për një shtyrje në oborrin e shkollës, dhe përtej kësaj këto ngjarje janë të paralajmëruara.

Kjo vjen edhe nga stafi i shkollës mendohet se nuk i është dhënë rëndësia e duhur ngjarjes që thuhet se ka ndodhur që të premten.

Dhe për të mësuar motivin e vërtetë duhen marrë në pyetje të afërmit e autorit dhe të viktimës, të atyre që kanë komunikuar më shumë me ta ditët e fundit.

E më pas shkohet tek elementet e sigurisë në shkolla e kështu me radhë”, u shpreh ndër të tjera eksperti Fatjon Softa në studion e lajmeve ë "Ora News".

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN FAJTON SOFTA