Hapet dosja Berisha, shqyrtohet nëse 'detyrim paraqitje' dhe 'bllokim pasaporte' ishte i drejtë

Gjykata Kushtetuese nisi këtë të martë shqyrtimin e këskesës së Sali Berishës për pavlefshmërinë e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit të vendosur ndaj tij në muajin tetor të vitit të shkuar.

Seanca u zhvillua pa praninë e palëve dhe mbi bazë dokumentesh, ku tetë anëtarët e institucionit më të lartë të drejtësisë ballafaqojnë pretendimet dhe zhvillimet.

Në këtë ditë të parë të shqyrtimit të çështjes anëtarët nuk arritën të merrnin një vendim ccka do të jepet në një tjetër mbledhje

Kryetarit të pd iu ngrit akuzë rreth një viti më parë për privatizimin e kompleksit Partizani. Në të njëjtën çsëhtje është dhe Jamarbër Malltezi, ku i cili rezulton përfitues i një pjese të tokës.

Por spak akuzon se përfitimi i kthimit të truallit dhe privatizimi i kopleksit është realizuar përmes përfitimit.

Në deklarimin e parë të masave, berisha refuzoi të paraqitej çka bëri që më tej SPAK ti drejtohej parlamentiit për një masë tjetër shtërnguese atë të arrestit.

Në ditëne  fundit të dhjetorit GJKKO miratoi izolimin në banesë, ndërsa Berisha ndoqi rrugët e gjyqësorit për të zhbërë masën e parë.

Ndërkaq prokuroria e posaçme ka deklaruar përfundimin e hetimeve dhe nisjen e gjykimit.