‘'Një burrë i bërtiti Martinit të premten'’/ Dëshmia tronditëse e shoferit: Policia të hapë kamerat dhe ta gjejë

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar.

Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin 'Me zemër të hapur' në News 24 se disa kalamaj i kanë thënë se ‘kanë therur Martinin’ dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm.

Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit dhe ky i fundit ishte nxehur atë ditë dhe shante gjithë rrugës.

‘Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua.

Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh.

Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri.

E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është.

Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët.

Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë.

Nuk e njoh familjen e viktimës’, tha ai.