Vrasja e 14-vjeçarit para shkollës nga bashkëmoshatari i tij, Binjaku: Krim i madh, jemi të pambrojtur

Sociologia, Entela Binjaku në një intervistë në Ora News u shpreh se lajmin për vrasjen e 14 vjeçarit e përjetoi me shumë trishtim dhe se ne jemi të pambrojtur.

Binjaku: Është shumë e vështirë ta dëgjosh si lajm, ta përcjellësh ta përjetosh.

Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë prindërit.

E përjetova me një trishtim shumë të madh.

Lëndim i madh se si ne si qytetarë jemi kaq të pambrojtur.

Nuk kemi mundësi të kursejmë, të ruajmë të mbajmë në jetë këta të mitur që janë përgjegjësia jonë si të rritur.