Zhupa kërkon 1 minutë heshtje për vra*jen e 14-vjeçarit: Thika, biçaku dhe droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka shkaktuar debate në Parlament.

Ka qenë deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar 1 minutë heshtje për këtë ngjarje të rëndë.

“Doja ti kërkoja këtij kuvendi një minutë heshtje, por do desha të caktonim një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë sepse fajin e ka kjo qeveri.

Më vjen keq që duhet të kthejmë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë.

Thika biçaku, droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?! Si mund ta kalojmë me normalitet?!, tha Zhupa.