Bllokohet propozimi i Borrellit për ngrirjen e dialogut BE-Izrael për Gazën

Bashkimi Evropian nuk do të pezullojë dialogun e tij të rregullt politik me Izraelin për momentin, pavarësisht akuzave serioze në lidhje me sjelljen e Izraelit gjatë luftës në Rripin e Gazës.

Në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel, disa vende sinjalizuan se nuk donin të pranonin një propozim përkatës nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Meqenëse do të duhej të vendosej unanimisht, nuk mund të zbatohet për momentin.

Diplomatët thanë se ”politikanët që nuk e mbështetën iniciativën e Borrelit në takim përfshinin ministrat e Jashtëm nga Gjermania, Austria, Republika Çeke, Hungaria dhe Holanda”.

Megjithatë, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shprehur e hapur ndaj veprimeve të synuara kundër anëtarëve të qeverisë izraelite që vënë në pikëpyetje të drejtën e palestinezëve për të ekzistuar ose ligjin ndërkombëtar.

Borrell kohët e fundit kishte paraqitur një propozim për masa ndëshkuese kundër ministrit të Financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir.