Starmer: Qeveria britanike do të ndihmojë Ukrainën sa të mundet për të mbrojtur territorin e saj
Ukraina duhet të jetë në “pozitën më të fortë të mundshme” për të mbrojtur veten, deklaroi zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer kur u pyet ”nëse BM do të ndiqte SHBA në dhënien e lejes së Kievit për të goditur objektivat në Rusi me armë aleate”.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka lejuar Ukrainën të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur objektet në Rusi pas disa muajsh presioni nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një zëdhënëse e zyrës së Starmer refuzoi të komentonte nëse vend ii saj do të ndiqte shembullin, por ”nuk përjashtoi mundësinë e lejimit të Kievit të përdorë raketat ‘Storm Shadow’ të furnizuara nga BM”.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hezituar t’i japë Ukrainës leje pa një ndryshim në politikën e SHBA-së, pjesërisht për shkak se raketat përdorin të dhënat e navigimit të SHBA-së.
Vendimi i presidentit në largim mund të shohë që raketat me rreze të gjatë veprimi të përdoren fillimisht në rajonin e Kurskut, ku trupat ukrainase kanë nisur një inkursion në territorin rus dhe presidenti Vladimir Putin ka forcuar mbrojtjen e tij me trupa nga Koreja e Veriut.
Zyra e Starmer tha se ”qeveria britanike donte ta vendoste Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme për të mbrojtur territorin e saj sovran përpara dimrit”.
”Vendi ynë do të dyfishojë ndihmat për të siguruar që Ukrainës t’i sigurohet mbështetja që i nevojitet për aq kohë sa i nevojitet”, deklaroi zëdhënëseja, megjithëse ajo nuk pranoi të thoshte nëse kjo do të përfshinte lejen për të lëshuar raketa ”Storm Shadow” kundër objektivave në Rusi.
