Vendet nordike, ''gati për luftë''/ Suedia, Finlanda dhe Norvegjia marrin masat

Miliona suedezë kanë marë në duar këtë broshurë që këshillon popullatën se si të përgatitet app të përballet me luftën ose kriza të tjera të papritura.

"Nëse vjen ndonjë krizë ose luftë" shkruhet mbi të.

Paralajmërimi ka ardhur për shkak të asaj që qeveria në Stokholm e quan situatë të përkeqësuar të sigurisë, me të cilën nënkupton kërcënimin rus.

Një nga rekomandimet më të rëndësishme është mbajtja e mjaftueshëm e ushqimit dhe ujit të pijshëm për 72 orë.

Të përfshira në listat e artikujve që duhen në shtëpi janë ushqime me jetëgjatësi, si p.sh: fasule, makarona si dhe ilaçe, duke përfshirë tabletat e jodit në rast plagosje.

Për suedezët, ideja e një broshure të urgjencës civile nuk është asgjë e re. E para “" u prodhua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u përditësua gjatë Luftës së Ftohtë.

Por një mesazh është zhvendosur nga mesi i broshurës: “Nëse Suedia sulmohet nga një vend tjetër, ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Të gjitha informacionet që thonë se rezistenca do të pushojë janë të rreme.

Edhe norvegjezët gjithashtu kanë marrë kohët e fundit një broshurë që u kërkon atyre të përgatiten për të menaxhuar vetë një rast të motit ekstrem, luftës dhe kërcënimeve të tjera.

Finlanda fqinje gjithashtu sapo ka publikuar këshillat e saj të reja në internet për atë që e ka cilësuar përgatitje për incidente dhe kriza.

Në një seksion të detajuar mbi konfliktin ushtarak, broshura dixhitale finlandeze shpjegon se si qeveria dhe presidenti do të përgjigjeshin në rast të një sulmi të armatosur, duke theksuar se autoritetet e Finlandës janë "të përgatitura mirë për vetëmbrojtje".

Ndryshe nga Suedia dhe Norvegjia, qeveria e Helsinkit ka vendosur të mos printojë një kopje për çdo shtëpi pasi do të kushtonte miliona dhe një version dixhital mund të përditësohej më lehtë.