Siguria e Princ William, skandaloze/ Hajdutët vjedhin automjetet në mjediset e Kështjellës Windsor

Hajdutët nuk kursejn as Kështjellën Windsor. Persona të maskuar kanë hyrë brënda ambienteve të kështjellës pranë rezidencës mbretërore dhe kanë vjedhur automjete bujqësore.

Siç raportojn mediat ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ndërsa William dhe Kate flinin me fëmijët e tyre në rezidencën mbretërore.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dy persona të cilët janë ende në kërkim, janë ngjitur në gardhin rreth dy metra të lartë dhe vodhën një kamion për ta përdorur për të thyer portën e sigurisë, morën një kamionçinë të zezë dhe një motomjet.

Sipas “The Sun” vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të janë publikuar vetëm tani.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, nuk ishin në pronë gjatë vjedhjes, por e gjithë familja mbretërore shpesh kalon nëpër portën e Fermës Shaw, e cila u dëmtua gjatë arratisjes së hajdutëve dhe është zëvendësuar.

Burimet e The Sun thonë se hajdutët e kishin monitoruar me kujdes pronën përpara se të kryenin vjedhjen.

Siguria e Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis, ka përfunduar në skandal. Policia e armatosur, duhej të paktën të monitoronte zonën.

Një zëdhënës i familjes mbretërore nuk pranoi të komentojë mbi episodin. William dhe Kate u zhvendosën nga Kensington Palace në në verën e vitit 2022.

Në Krishtlindje të vitit 2021, një 19-vjeçari hyri në kështjellën Windsor i armatosur me një hark me qëllimin për të vrarë mbretëreshën Elizabeth.

Ai u arrestua dhe u dënua me nëntë vjet burg.

Gjithashtu në vitin 2021, një grua u arrestua pasi trokiti në dritaren e makinës së Princit Andrew dhe e ofendoi atë, ndërsa ai kalonte nëpër Windsor për të hyrë në pronë.

Po atë vit, policia arrestoi dy burra, një 31-vjeçar dhe të dashurën e tij 29-vjeçare, të cilët ishin ngjitur në një gardh.