Fisnik Qosja drejtues politik i PD-së në Kavajë - Rrogozhinë, Balliu: Të bashkuar drejt një beteje epike!

Partia Demokratike ka prezantuar Fisnik Qosen si drejtues politik i Kavajes dhe Rrogozhines per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Fisnik Qosja garantoi drejtuesit e PD se do te ngreje serish flamurin e fitores se merituar. 

Shefi i organizmit në Partinë Demokratike përmes një postimi në Facebook shkruan se ditën e djeshme, teksa u bë prezantimi i tij demokratët morën pjesë masivisht në këtë takim nga ku mesazhi ishte i qartë, 'Të bashkuar drejt një beteje epike'.

Postimi

Dje në prezantimin e drejtuesit politik Fisnik Qosja ne Rrogozhinë, demokratët morën pjesë masivisht në këtë takim nga ku mesazhi ishte i qartë :

Te bashkuar drejt një beteje epike , për të shpëtuar qytetarët nga vjedhja e përditshme e mafies në pushtet!