KLGJ propozon kthimin e martenitetin të vjetër në gjykatë, opozita dhe mazhoranca nuk e mbështesin
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i KLGJ propozoi që materniteti i vjetër i Lezhës të kthehet në zyra për gjykatën e qytetit. Kjo kërkesë nuk u mbështet as nga opozita dhe as nga mazhoranca. Ndërsa pati dhe kritika për vonesa në gjykime.
Materniteti i vjetër i Lezhës është propozuar nga KLGJ si godinë për të vendosur zyrat e Gjykatës.
Në raportimin vjetor për buxhetin në Kuvend, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi e dha si mundësi pasi sipas tij Gjykata e Lezhës nuk ka zyra për punonjësit.
“Kemi menduar që një objekt tjetër, që është ai I martenitetit mundet të kaloj në funksion të sistemit gjyqësor, me qëllim që ti rritet shërbimi dhe të rritet pritshmëria dhe tipologjia.”
Kjo kërkesë nuk u mbështet nga opozita. Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, Dhurata Çupi e quajti llastim propozimin e Rusit duke kritikuar dhe punën e gjykatave pasi kanë mbetur ende tek dosjet e vitit 2016.
“Keni pasur gjithë aksesin e mundshëm. Ju janë akorduar personel, zyra, fonde, ndoshta edhe jashtë mundësive të buxhetit, por ndoshta edhe duke ju llastuar pak. Sot, kemi në gjykata shqyrtime, tani që flasim 2016 fillimi I 2017."
Në kundërpërgjigje, Rusi u shpreh se vonesa e çështjeve ka të bëjë pikërisht me mungesën e infrastrukturës.
“Që të rritet numri i gjykimeve dhe ti paraprijmë 37 vakanca që kemi sot për Gjykatën e Apelit”.
Skeptike ndaj kësaj kërkesë ishte dhe mazhoranca. Deputeti socialist Eduard Ndreca u shpreh se materniteti po funksionon aktualisht si spital I përkohshëm dhe kërkesa e kreut të KLGJ nuk mund të plotësohet.
“Duke qenë se kjo godinë është kthyer në spital të përkohshëm, sepse po bëhet spitali I ri I Lezhës. Mendoj se projekti juaj do të kërkojë kohë."
Nga tabela e kërkesave të KLGJ parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë.
