Projektbuxheti 2025/ Tabaku: Paratë hiqen nga pensionet, koncensionet janë bomba me sahat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një intervistë në Ora News u shpreh se koncensionet janë bomba me sahat e buxhetit të shtetit.

Tabaku: Diskutimet do vazhdojnë në parlament, do të jenë të alternuara.

Për mua kjo është një opsion shumë i mirë sepse buxheti ka nevojë që të debatohet nga opozita.

Ka nevojë që qytetarët të dëgjojnë jo vetëm kundërshtim por në disa raste edhe alternativën.

Dhe nga ana tjetër edhe protesta e cila do të jetë paralelisht për disa çështje të cilat janë ekonomike.

Çështje të cilat lidhen me pensionet, minimumin jetik dhe elementë të tjerë që gjatë kësaj jave i kemi diskutuar nëpër komisione.

Nga një komunikim i dy viteve më parë unë kam një faturë prej 358 milionë eurosh për gjyqet në arbitrazh dhe tregon në fakt fytyrën e vërtetë të këtij buxhetit më të madh se si ndërtohet tullë pas tulle ky buxheti më i madh.

Se si vendohet tullë pas tulle edhe arbitrariteti në këtë rast.

Nga ana tjetër është një pamje shumë e qartë edhe e korrupsionit dhe arrogancës.

Për mua çështja Becheti i përmbledh të gjitha dhe fakti që sot qytetarët shqiptarë po paguajnë 130 milionë euro që mund ti kishin shkuar pensioneve e heq çdo justifikim që qeveria ka ngritur për as mos indeksimin e pensioneve sipas inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Projektet e koncensioneve, partneriteti publik privat ashtu siç tha edhe sot BSH janë rreziku, janë bomba me sahat e buxhetit të shtetit.