Agroturizmet, model suksesi në nxitjen e punësimit dhe ekonomisë lokale

Agroturizmet, kanë krijuat tashmë një model suksesi në zhvillimin e zinxhirit ushqimor, përmes bashkëpunimit me fermerët e zonës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga një agroturizëm në zonën e Lezhës, që është bërë i njohur për produktet cilësore made in Albania.

Sipas Denaj, ajo që i dallon agroturizmet sot janë edhe gatimet e mrekullueshme dhe një kulturë shërbimi të jashtëzakonshme.

“Sipërmarrjet agroturistike po ndihmojnë fermerët në menaxhimin e prodhimit dhe rritjen e produktivitetit në këtë sektor, duke i angazhuar, punësuar dhe rritur ekonominë familjare dhe atë lokale”.

Një agroturizëm sot angazhon më shumë se 25 familje  dhe janë 11 hektar tokë  të punuar, duke ruajtur kështu farat autoktone, e duke ndjekur një protokoll cilësor brenda standardeve të BE, por njëkohësisht agroturizmi sot është kthyer në një model të suksesshëm  të punësimit të shumë të rinjve, grave të cilat  sot i kanë dhënë një vlerë më të shtuar mikpritjes shqiptare.

MBZHR bën të ditur se, janë më shumë se 280 agroturizma sot, por synimi i qeverisë është 1000 agroturizma në 2030 të një cilësie fantastike ndërkombëtarisht të njohur, ku absolutisht punësimi i të rinjëve, të rejave dhe të gjithë zonave rurale do të jetë një fakt real.