FOTO/ Katër makina bëhen copash në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, pamjet nga përplasja masive

Një aksident masiv automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të premte në autostradën Elbasan-Tiranë, në dalje të tunelit të Kërrabës.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur rreth 4 makina, teksa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë transportuar në spital.

Dyshohet se moti i keq ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet, nisur nga kushtet e motit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.