PAMJET/ Elbasani zbardhet nga bora, reshje në Fushë-Studen dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 09:24
Dëbora e parë në Qarkun e Elbasanit këtë fund vjeshte ka zbardhur një pjesë të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe Fushën Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.
Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme.
Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm. Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit mbizotëron mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.

